Home Aktualitet Djali jep alarmin në Vizion Plus: Mamaja nën rrënoja, askush nuk po kërkon

Djali jep alarmin në Vizion Plus: Mamaja nën rrënoja, askush nuk po kërkon

nga Editor

Djali I një gruaje e cila rezulton e zhdukur nën rrënoja ne një pallat disakatësh të fundosur në afërsi të stadiumit të Durrësit, ka bërë një apel dritherues për ndihme direct nëpërmjet emisionit “7 pa pesë” në Vizion Plus.

Ai ka deklaruar se mamaja e tij ndodhet nën rrënoja por askush nga emergjencat civile nuk pop o perpiqet ta nxjerre jashtë. Operacionet sipas djalit të të zhdukures janë ndërprere prej orës 17:00 të ditës së hënë.

Ai tha moderatorës Pranvera Borakaj dhe gazetares Jona Macellari se kishte dëgjuar zëra nga thellësia e rrënojave deri të hënën në mesditë, por më pas fatkeqësisht asgjë tjetër.

Vizion Plus komunikoi me drejtorin e emergjencave civile, Haki Cako I tha se ishte vetë në Thumane, por për këtë rast të rëndë në Durrës do të merrej vete personalisht.

Lajme te ngjashme