Home Aktualitet “Nuk je vetëm”, Ledri Vula hap dyert e shtëpisë për banorët e prekur nga tërmetet

“Nuk je vetëm”, Ledri Vula hap dyert e shtëpisë për banorët e prekur nga tërmetet

nga Editor

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet.

Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.

Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

“Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.

Solidariteti i të gjithë artistëve ka qenë i madh, në të dy anët e kufirit me Kosovën, në mënyrë që të pakësohet sadopak dhimbja e të prekurve nga tërmeti.


Lajme te ngjashme