Mbërrin në Durrës grupi i dytë i kërkim-shpëtimit nga Kosova

Read Time:39 Second

Para pak minutash ka mbërritur grupi i dytë i ekipit të kërkim shpëtimit nga Kosova në qytetin e Durrësit. Ato do nisin menjëher punën për të nxjerrë disa trupa nga rrënojat që pas 24 orësh nuk dihet ende fati i tyre.

Grupi i parë i ekipit të kërkim shpëtimit mbërriti që mesditën e djeshme të cilët me mjete të specializuar dhe me qen zbulues të trupave arritën të shpëton 48 njerëz që ishin nën rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti.

Ndërkohë që specialistë të grupeve kërkim shpëtimi kanë ardhur dhe nga BE, Turqia, Greqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Tërmeti i orës 03:54 të mëngjesit të së martës shkaktoi viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit Kosovë, kurajo e pashembullt e njësive të specializuara
Next post Kishte ardhur nga Anglia dy ditë më parë, i riu nxirret jetë nga rrënojat e pallatit në Thumanë! Vdes edhe babai tij (EMRI)