Dy nga tre pallatet e shembura në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme.

Godinat ishin vlerësuar pas tërmetit të shtatorit dhe ishte arritur në përfundimin se nuk janë të banueshme.

Megjithatë banorët ishin lejuar të vazhdonin jetën me pretendimin se nuk ishte dëmtuar struktura e godinave.

Këtë fakt e kanë konfirmuar banorët e zonës, shkruan Panorama. Madje duke pasur këtë gjë në mendje, sapo ka ndodhur tërmeti, ata e dinin se ku duhej të shkonin për të ndihmuar.