Ngrihen rreth 200 çadra në Thumanë, mijëra familje kalojnë natën jashtë

Read Time:44 Second

Ngrihen çadrat e para ku edhe do të të strehohen dhjetëra familje, të cilat kanë mbetur pa një çati mbi kokë për shkak të tërmetit të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familje të tëra, me të moshuar dhe fëmijë duhet të kalojnë natën jashtë duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta të nëntorit.

Pika më e madhe e grumbullimit është në Thumanë, aty ku edhe është shënuar numri më i madh i viktimave të tërmetit dhe për të kaluar natën janë ngritur thuajse 200 çadra. Nga ana tjetër edhe bashkia Kurbin ka ngritur çadra pranë gjimnazit të qytetit për t’i ofruar strehë banorëve strehë këtë natë nëntorit. Në Mamurras çadrat janë ngritur në oborrin e shkollës “Migjeni”.

Përveç çadrave të ngritura, banorëve të mbetur pa shtëpi u është vënë në dispozicion sasi të mëdha ushqimi, i cili është siguruar edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama mbledh Qeverinë nesër në orën 07:00, pritet shpallja e gjendjes së emergjencës
Next post Tërmeti godet vendin/ Bilanc tragjik, 24 të vdekur nën rrënoja