Home Aktualitet E dëshpëruar e duke qarë tek Trauma, gruaja takon Ramën: Zemra nonës, 15 vjeçe mbesa e kam këtu…

E dëshpëruar e duke qarë tek Trauma, gruaja takon Ramën: Zemra nonës, 15 vjeçe mbesa e kam këtu…

nga Albina Hoxhaj

Pas fjalës së tij para gazetarëve nga spitali i Tramuës, kryeministri Edi Rama është takuar me një grua, e cila me lot në sy i ka qarë hallin. Ajo i ka treguar se ka mbesën 15-vjeçare në reaminacion, ndërsa pa fjalë kryeministri e ka përqafuar.

BISEDA: 

Gruaja: Gocën e kam këtu në reaminacion.

Rama: Mos u ndërhy atyre të jesh e sigurt që po sillen me seriozitet.

Gruaja: O zemra nonës, 15 vjeçe mbesa.

Rama: Tani ju e dini si të jetë shkruar fati i tyre. unë tani kam ardhur këtu, i kam parë të gjitha.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

Lajme te ngjashme