Home Aktualitet Përse Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme?/ 21 të vdekur, mbi 600 të plagosur, mijëra të pastrehë

Përse Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme?/ 21 të vdekur, mbi 600 të plagosur, mijëra të pastrehë

nga Albina Hoxhaj

Ky eshte ligj qe e ka miratuar kjo qeveri, ky parlament, kjo maxhorance vetem 3 muaj me pare.

1-“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet …. që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën etj.

2-“Gjendja e fatkeqësisë natyrore” ёshtё gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.

3- Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

4-Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:
a) bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile;
b) përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare;
c) vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore;
ç) cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore;
d) kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli
i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë.

5-Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

6- Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

P.s: Prandaj nuk kishim asnje burim zyrtar te koordinuar informacioni ne sot. Prandaj nuk kishte nje qender komande per te komanduar gjithe operacionet e kerkim shpetimit. Prandaj edhe tani nuk e dime sa ndertesa jane shembur sa njerez jane nen rrenoja.

Zakonisht qeverite apo shtetet qe nuk zbatojne/respektojne ligjet apo vendimet e tyre quhen qeveri apo shtete zuzare.

Lajme te ngjashme