Home Aktualitet Macron, mesazh në gjuhën shqipe: Franca është sot solidare me Shqipërinë

Macron, mesazh në gjuhën shqipe: Franca është sot solidare me Shqipërinë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Francës, Emannuel Macron shprehu sot afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar.

Në një mesazh në gjuhën shqipe, Macron shkruan në rrjetin social “Facebook” se, “Franca është sot solidare me Shqipërinë”.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, thotë Macron.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të punojnë me kujdes për nxjerrjen e personave të mbijetuar nën rrënoja nga shembja e disa ndërtesave, pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.3 Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës.

Lajme te ngjashme