Është rënduar sërish bilanci i viktimave  nga tërmeti në Shqipëri. Mësohet se deri më tani ka shkuar 21 numri i personave, të cilët humbën jetën nën rrënojat e banesave që u shembën nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit të sotëm.

Policia e Ushtria po vijojnë të nxjerrin trupet nga rrënojat, por të plagosurit nuk kanë mundur të mbijetojnë poshtë betonit dhe 3 të tjerë janë nxjerrë të pajetë.