Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e sotme, një ditë zie komëbatre në Kosovë.
Mediat kosovare shkruajnë se kjo gjë është bërë në nder të viktimave që humbën jetën dhe familjarët e tyre poshtë rrënojave.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.