Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti. Ndërron jetë njëri nga vëllezërit kosovarë, i cili u gjet nën rrënojat e hotel Tropikal në Durrës paraditen e sotme.

Mësohet se viktima është i moshës 29-vjeçare. Ai sëbashku me vëllain e tij, i cili ndodhet ende nën rrënoja, po kalonin mëngjesin te resort’’Tropikali’’ kur tërmeti i fuqishëm shkaktoi shembjen e hotel ’’Tropikal’’ duke i bllokuar të dy vëllezërit.