Forcat e Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në misionet e shpëtimit në Durrës dhe Thumanë ku ende gjenden njerëz të bllokuar nga nën ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Dosja.al mëson se forcave shqiptare u janë bashkuar hologët nga Kosova, të cilët kanë ardhur të super përgatitur me arsenal pajisjesh dhe me qen.

Përveç qenve, të cilët janë të specializuar për të bërë të mundur gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja, forcat Koavare kanë marrë me vete edhe pajisje të programuara për të gjetur njerëzit duke lokalizuar nxehtësinë trupore.