Home Aktualitet Tërmeti tragjik/ Faqja e njohur nxjerr detajet: Energjia e çliruar e njëvlefshme me 3 bomba atomike

Tërmeti tragjik/ Faqja e njohur nxjerr detajet: Energjia e çliruar e njëvlefshme me 3 bomba atomike

nga Albina Hoxhaj

Tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë ka bërë bujë edhe në mediat e huaja, teksa kanë raportuar për gjendjen në vendin tonë.

Ndërkohë që deri më tani numëron 15 viktima dhe 600 të plagosur, faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka bërë publike disa detaje lidhur me tërmetin prej 7 ballësh që tronditi sot Shqipërinë.

Sipas kësaj faqeje mendohet që fuqia e këtij tërmeti barazohet me 3 bomba atomike, si dhe në një krahasim tjetër ky tërmet është i njëvlefshëm me 60 mijë ton eksploziv TNT.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 16 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Lajme te ngjashme