Home Aktualitet Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin

Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin

nga Albina Hoxhaj

Mesazhi i përcjellë nga Monika Kryemadhi:

Qytetarët shqiptarë po përballen sot me një situatë shumë të rëndë si pasojë e një tërmeti të paprecedentë.
Shpreh ngushëllime nga zemra për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhimbja ime bashkohet me dhimbjen e tyre.
I uroj shërim të shpejtë të gjithë të traumatizuarve dhe të plagosurve. T’i lutemi Zotit të na japë forcë dhe kurajo për të përballuar këto momente të vështira për të gjithë ne.

Gjej rastin të shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë ata, që po kontribuojnë për të shpëtuar jetët e njerëzve. Të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë që po trajtojnë të plagosurit, punonjësit e emergjencave civile, zjarrfikësit, punonjësit e policisë së shtetit dhe anëtarët e forcave të armatosura.

Çdo minutë është e shtrenjtë në këto momente, ndaj mos të kursehet asgjë dhe të vihet në dispozicion gjithçka, që kjo fatkeqësi kaq e rëndë të përballet me sa më pak humbje jete njerëzore.
Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin!
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! 🙏🇦🇱

Lajme te ngjashme