Presidenti Ilir Meta shkruan në një njoftim në Facebook se sapo ka vizituar shtabin e Emergjencës në Durrës dhe ka takuar shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre.
“Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!
Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!
Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik”, shkruan Meta në Facebook