Pas tërmetit të fuqishëm ditën e sotme ARRSH-ja në një njoftim zyrtar ku ka njoftuar se në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

Njoftimi i ARRSH-së

Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, dolën menjëherë në terren. Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.
Drejtoria e Rajonit verior. Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën.
Drejtoria e rajonit Qendror
Raporton se pas inspektimit vizual, nuk ka probleme në veprat e artit pas tërmetit. Do grupi i mirëmbajtjes është në terren dhe do të vazhdojë inspektimi më i hollësishëm.
U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit.
Grupi i punës i ngritur nga ARRSH, që u gjend menjëherë pas raportimit në terren, konstatoi se ka disa dëmtime në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik.
Dëmtime të mbi strukturës nuk ka. Inspektimi po vijon.
Janë marrë masat për devijimin e trafikut.
Drejtoria e Rajonit Jugor Informohemi se ne jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme.
Vazhdon inspektimi i hollësishëm ne terren. Të gjithë kontraktorët, inspektorët e drejtorive rajonale dhe mbikëqyrësit janë në terren për verifikimin e situatës.