Një tjetër person është shpëtuar nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti në Thumanë. Mendohet se ai është rreth të 50-ateve dhe ka dëmtime të mëdha në kokë. 

Mësohet se gjysma e trupit të tij është e bllokuar nga një shtyllë betoni, për shkak se në momentin kur banesa e tij është shembur ai ka rënë nga kati i katër në të dytin. 

Në momentin kur e pikasën zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, ai nuk dha shenja jete, deri në momentin kur i ishte ofruar ujë. Menjëherë pasi është përmendur, atij i është vënë në qafë një qafore në mënyrë që të mos ketë probleme pas shpëtimit.