Home Aktualitet Tërmeti, KLGJ: Anulohen të gjitha gjyqet

Tërmeti, KLGJ: Anulohen të gjitha gjyqet

nga Albina Hoxhaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar sot se për shkak të tërmetit do të anulohen të gjitha gjyqet në qytetet e prekura. Sipas njoftimit të bërë nga KLGJ, proceset gjyqësore do të rifillojnë deri në momentin kur autoritetet do konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.

Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, shkruhet në njoftim.

Lajme te ngjashme