Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një deklaratë lidhur me tërmetin e rëndë orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas IGJEUM, goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.Njoftimi:

Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.

Deri më tani raportohet për një viktimë si pasojë e tërmetit.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.