Xhaçka konfirmon numrin e viktimave nga tërmeti: 7 persona humbën jetën

Read Time:1 Minute, 6 Second

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, ka dalë sot në një deklaratë urgjente për mediat ku ka bërë të ditur numrin e viktimave nga tërmeti. Në mënyrë zyrtare Xhaçka tha se deri tani janë 7 viktima.

Pjesë nga deklarata:

Goditja kryesore e tërmetit kishte epiqendër në Durrës. Prej atij momenti janë shënuar mbi 100 goditje sekondare. Durrësi dhe Thumbana janë qytetet e goditura më rëndë. Rrezikohen jo vetëm banorët por edhe forcat e kërkim shpëtimit. Forcat zjarrëfikëse në të gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit dhe janë mbi 1000 efektivë në gatishmëri dhe qindra personel mjekësor. Çdo vend do ta kishte të ëvshtirë që ta përballonte i vetëm. Po mbërrijnë grupe të specializuara nga aleatët bashkë me BE-në. Është shumë e rëndësishme që dëmtimet të verifikohen dhe të bëhet një prognozë e saktë. Mësimi sot në të gjitha shkollat do të jetë i pezulluar edhe nesër. Është një mundësi që familja të mblidhet së bashkë, studentët të rikthehen në familjet e tyre. Për një pasqyrë paraprake të situatës rezultojnë se deri tani janë 135 të lënduar. 200 të shtruar në Durrës dhe 60 në QSUT. Janë konfirmuar 7 viktima dhe mendohet se ka ende qytetarë të tjerë në rrënojat e Durrësit. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’i shërbyer. Do t’ju mbajmë të informuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rrezik për të tjera tërmete, ushtria evakuuon Presidentin Meta nga Thumana
Next post FOTO/ Vendi në kolaps, Rama publikon videon me “mirëmëngjes” më pas e fshin. Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme