Forcat e ushtrisë kanë nxjerrë presidentin Ilir Meta nga Thumana, ku ai shkoi të vizitonte banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm. Dosja.al mëson se ushtarët kanë larguar Metën pasi dyshohet se kjo zonë do të tronditet sërish nga tërmete të fuqishëm.
Presidenti Ilir Meta vizitoi të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm në spitalin e Traumës. Ai shkoi më pas në Thumanë që rezulton të jetë zona me më shumë viktima nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqiërinë.