Tërmeti 6.4 ballë shkund Shqipërinë, 5 viktima

Read Time:1 Minute, 0 Second

Shqipëri-Tërmet i fortë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 5 viktima dhe 86 te plagosur. Ndërkohë 186 persona kanë marrë ndihmën e parë në spital.

Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima u shënuan në Kurbin, një person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi, Lezha dhe Shijaku, ku aty ka shumë ndërtesa të shembura dhe njerëz të lënduar. Spitalet e vendit janë mbushur me të lënduar. Dhjetra qytetarët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, saqë ka ndjerë edhe në shtetet përeth si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bullgari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Prononcim i Presidentit Meta nga Spitali i Traumes:
Next post Tre orë nga tërmeti/ Konfirmohen 3 viktima në të gjithë vendin dhe 150 të plagosur