Home Aktualitet Foto/ Qytetarët në panik, lënë shtëpitë, dalin në rrugë

Foto/ Qytetarët në panik, lënë shtëpitë, dalin në rrugë

nga Albina Hoxhaj

Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” mbarë vendin, duke shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat dhe po qëndrojnë jashtë.

Sipas Institutit të Gjeofizikës në Athinë ky tërmet ka qenë 6.3 ballë i shkallës rihter, me epiqendër 11km nga qyteti i Durrësit. Tërmeti është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit.

Qytetarët kanë lënë banesat dhe në shumë zona është ndërprerë energjia elektrike.

Tërmeti ka shkaktuar shumë panik dhe ka një mungesë totale informacioni, për shkak edhe të orës mjaft të vonë kur ka rënë.

Lajme te ngjashme