Home Aktualitet PS kërkon hetime të reja për Metën, kërkesë Ruçit: Të zgjatet mandati i Komisionit

PS kërkon hetime të reja për Metën, kërkesë Ruçit: Të zgjatet mandati i Komisionit

nga Albina Hoxhaj

Komisioni Hetimor Parlamentar për Presidentit Ilir Meta, i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky komision duket se do të vijojë punën e tij me hetimin e akteve të Presidentit. Sipas informacioneve mësohet se socialistët kanë vendosur të shtojnë edhe disa çështje të reja për hetimin e veprimtarisë së kreut të Shtetit.

Grupi parlamentar i PS i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi me një kërkesë për të hetuar veprimet e Metës, pasi i quajnë si në Kuvendit dhe institucioneve të tjera kushtetuese dhe ka cënuar Kushtetutën. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit, grupi i PS-së veçon si çështje për t’u hetuar nga parlamenti edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019 si date për zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur ne mënyrë abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, thuhet në dokument.

Më tej deputetët rendisin dhe disa pika që sipas tyre Presidenti ka shkelur Kushtetutën për dekretimin e zonjës Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese:

  1. Është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.
  2. Në mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
  3. Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.
  4. Është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.
  5. Është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme