Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me ironi kërkesës së 56 deptuetëve socialistë, të cilët i kanë kërkuar kreut të Kuvendit zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor për shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ka punë me dele-deputetët, por tani ka punë vetëm me popullin.
“Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur këtu. Me dele-deputetët unë nuk merrem madje i kam respektuar edhe shumë, presidenti ka punë tani vetëm me popullin shqiptar. Ju pres vetëm me flamuj shqiptar”, u shpreh Meta.