Home Aktualitet Taulant Balla: 8 prokurorët e SPAK do luftojnë korrupsionin dhe çdo lloj forme të KÇK, sot morën përgjigje të fortë ata që…

Taulant Balla: 8 prokurorët e SPAK do luftojnë korrupsionin dhe çdo lloj forme të KÇK, sot morën përgjigje të fortë ata që…

nga Albina Hoxhaj

Paketa Anti KÇK është kryefjala e ditës, pasi qeveria ka bërë publik planin se si do të godasë krimin dhe korrupsionin në radhët e zyrtarëve, por dhe më gjerë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu uruar suksese tetë prokurorëve të SPAK, të zgjedhur ditën e sotme, shkruan në “Facebook” se ata do të luftojnë korrupsionin dhe çdo lloj forme KÇK.

“Kush thotë që Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, apo për disa syresh që ende shpresojnë se Reforma mund të pengohet apo të dështojë, sot morën edhe një përgjigje tjetër të fortë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK. Punë të mbarë prokurorëve specialë në luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme KÇK👍🇦🇱🇪🇺🇺🇸”, shkruan Balla.


Lajme te ngjashme