Sot, kreu i qeverisë Edi Rama publikoi një projektligj që do të miratohet në Kuvend, i cili do të ndëshkojë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar apo grupin KÇK, siç e quan ai. Në një fjalim të kryeministrit Edi Rama mbajtur në qershor 2014, pra 5 vite e gjysmë përpara, ku ai premtonte të njëjtën gjë: pastrimin e “Gateve të drejtësisë”. Referimi ishte për Gate Mahmutajn, njërit prej trafikantëve të Lazaratit, i cili i rezistoi me armē policisë.
Në këtë fjalim, kryeministri flet për gjyqtarë që kryejnë krime dhe prokurorë që kapin vetëm ‘cironka’.