Home Aktualitet Zëdhënësi i Metës flet pas dëshmisë në Prokurori: Tregova gjithçka

Zëdhënësi i Metës flet pas dëshmisë në Prokurori: Tregova gjithçka

nga Albina Hoxhaj

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka folur për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook”.

Blushi tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër. Nuk ka preferuar të japë detaje por Blushi deklaroi se i ka vënë në dispozicion gjithçka prokurorisë.

“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 nëntorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e dhurua dhe të nevojshme.

Pres të ma thotë prokuroria. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës”, deklaroi Blushi.

Mes të tjerash ai tha se i është drejtuar prokurorisë pak orë pasi kishte marrë telefonatat. Ndonëse u ngacmua me disa pyetje nga gazetarët për të dhënë detaje nga shantazhimi, zëdhënësi i kreut të shtetit tha se do të japë sqarime në një moment të dytë.

“Janë detaje që s’do doja t’i bëja publike përsa kohë kam besim të prokuroria, organi i akuzës, që do të nxjerrë në dritë të drejtën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet. Sapo kam marrë këtë telefonatë, pas disa orësh i jam drejtuar organit të akuzës, ku i kam vënë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Kam besim tek drejtësia. Janë çështje që i kam sqaruar shumë mirë në prokurori dhe besoj se do t’i sqaroj në një moment të dytë”, përfundoi Blushi.

Lajme te ngjashme