Home Aktualitet “Ju pres më 8 dhjetor”, Meta: Mjaft me këtë pakicë politike

“Ju pres më 8 dhjetor”, Meta: Mjaft me këtë pakicë politike

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti më 8 dhjetor.

“Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb 1

Lajme te ngjashme