Home Aktualitet Ngritja E SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, KLP emëron 8 prokurorë me mandat 9 vjeçar

Ngritja E SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, KLP emëron 8 prokurorë me mandat 9 vjeçar

nga Albina Hoxhaj

Një ndër strukturat kyçe të drejtësisë SPAK duket se është në rrugën e duhur, për t’u plotësuar me prokurorë të cilët do të betohen përpara presidentit e më tëj do të nisin detyrën. Këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro janë emëruar 8 prokurorët e parë që do të çelin Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un. Kjo strukturë pritet që të  hetojë ata që janë cilësuar si “peshqit e mëdhenj”. Sipas KLP-së ky vendim hyn në fuqi më 19 dhjetor pasi botohet në Fletoren Zyrtare.  Gent Ibrahimi, kreu I KLP tha se është hapur edhe gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

GENT IBRAHIMI – KRYETAR I KËSHILIT TË LARTË TË PROKURORISË

Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra. Paralelisht me SPAK vijon puna edhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Kjo listë tashmë i ka kaluar për votim Kuvendit të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme