Home Aktualitet Shembja e banesave, banorët e Unazës së Re protestë para Prokurorisë së Tiranës

Shembja e banesave, banorët e Unazës së Re protestë para Prokurorisë së Tiranës

nga Albina Hoxhaj

Banorët e Unazës së Re janë duke protestuar para Prokurorisë së Tiranës. Ashtu siç paralajmëruan një natë më parë, ata kërkojnë anulimin e projektit.

Një javë më parë  në këtë zonë u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

Lajme te ngjashme