Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e platfomës anti “Kap ça të kapësh”.

Edi Rama: Kanë dhunuar gra dhe janë rikthyer sërish në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës. Do të shihen me më shumë efikasitet nga sistemi i ri i Drejtësisë. Një grup kolegesh janë duke përgatitur edhe një amnisti për fundvitit që do të amnistojë nevojën për të lehtësuar gratë e dhunuara. Të rikthehemi në arsyen që na ka mbledhur këtu. Duke bërë një retrospektivë ku ndodhemi. Mos-marrja e një vendimi, apo refuzimi për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë është e qartë që ky vit ka qenë i vështirë, nga të gjithë vitet e qeverisjes ky ka qenë më i vështiri. Me një krizë të thellë, me mjete artificiale të politikës, për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë në një rreth vicioz përplasjeje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit. Këtë e ndaj me gjysmën e njerëzve të këtij vendi se në themel të përpjekjes ka qenë frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia, për çeljen e negociatave, ku dihet botërisht se vjen një ballafaqim serioz për efektivitetin e sistemit të drejtësisë. Kur është fjala për Shqipërinë, do të thotë as më shumë e as më pak, por dhënia e provave konkrete, se e gjithë reforma në Drejtësi, i gjithë bagazhi ligjor korrespondon me kapacitetin e sistemit, për të hetuar, gjykuar dhe dënuar, pavarësisht statusit social, influencës, apo forcës së individëve të caktuar.