Home Aktualitet SPAK, sot emërohen 8 prokurorët e parë, shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

SPAK, sot emërohen 8 prokurorët e parë, shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-in.

Në mbledhjen e sotme do të hapet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Në mbledhjen e sotme do të jetë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS , OPDAT, si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Nga ana tjetër vijon edhe procedura për zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listën me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Kjo listë tashmë i ka kaluar për votim Kuvendit.

Lajme te ngjashme