Home Aktualitet Tronditet Shkodra/ Shkrumbohet gjatë natës makina e gjyqtarit të njohur, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tronditet Shkodra/ Shkrumbohet gjatë natës makina e gjyqtarit të njohur, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

nga Albina Hoxhaj

Rreth orës 23:30 të mbërmjes së djeshme janë shkrumbuar nga flakët dy makina në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjmë me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane, një prej të cilave është në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri. Ky i fundit ka qenë për disa vite edhe Kryetari i Gjykatës së Shkodrës. Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, por dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Sipas burimeve fillimisht i është vënë zjarri makinës së gjyqtarit dhe më pas është përfshirë nga flakët mjeti në afërsi të tij.

Kjo ngjarja rikthen edhe njëherë në Shkoder situatën e krimit dhe kësaj radhe goditja është ndaj togave të zeza. Blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe gjyqtarin Ymeri për të mësuar nëse ka pasur kërcënime për çështje me të cilat ai mund të ketë pasur në gjykim.

Kush është gjyqtari Andi Ymeri dhe akuzat e tij për korrupsion:

Në vitin 2014 gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri u denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” se bashkë me gjyqtarin Ken Dhima kishin marrë 2 mijë euro për të lëruar nga burgu një të dënuar me iniciale P.N nëpërmjet avokatit të tij Ndrek Rukës. Në atë kohë u publikuan edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dënuarit. Në dëshminë e tij avokati deklaroi se  paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet.

Por më vonë për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga një i dënuar me 21 vite burg. Gentian Hoxha, një i ri i cili është dënuar në mungesë me 21 vite burg nga ky gjykatës, në një kallëzim të paraqitur më nëntor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme denoncoi se gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja.

Ymeri u akuzua për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverabeleve të çështjes në vitin 2009.  I dënuar në burgun e Shënkollit denoncoi edhe ishte dënuar padrejtësisht në mungesë pasi ka qenë në Spanjë. Edhe pse ndaj gjyqtarit vitet e fundit ka pasur akuza për korruprion, ajo edhe sot ndodhet në krye të detyrës.

Lajme te ngjashme