Home Aktualitet Chek Up në Vjenë dhe sigurim jete 20 mijë euro, shpenzimet e KPK vetëm për 12 komisionerët

Chek Up në Vjenë dhe sigurim jete 20 mijë euro, shpenzimet e KPK vetëm për 12 komisionerët

nga Albina Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mesa duket do të ndjekë standarde të dyfishta për komisionerët dhe pjesën tjetër të stafit.

KPK ka zgjedhur të sigurojë shëndetin dhe jetën vetëm të komisionerëve të saj,  duke lënë mënjanë këshilltarët dhe personelin.

Sipas disa dokumenteve të publikuara nga tirananews.al KPK ka bërë sigurimin e jetës dhe shëndetit vetëm për 12 komisionerët.

Shuma e parashikuar për KPK prej 460 milionë lekë është përdorur vetëm për 12 komisionerët, duke lënë pa gjë të tjerët.

Dokumentet e mëposhtme (kontratë e sigurimit vjetor) tregojnë se për çdo njërin prej komisionerëve është parashikuar shuma është 20 milionë lekë për sigurimin e jetës. 

Po ashtu, komisionerët përfitojnë check up që bëhet në Vjenë, me një kosto shumë të madhe, në një kohë kur në Shqipëri ky shërbim ofrohet falas në spitalet shtetërore.

Privilegje të tjera luksi i shtohen listës që përfitojnë vetëm 12 komisionerët.

Lajme te ngjashme