Një nëpunës i huaj i OKB-së në Afganistan u vra në një sulm me bomba në Kabul, prej të cilit të paktën pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmi u dha nga Ministria e Brendshme e Afganistanit, e cila saktëson se të paktën dy nga të plagosurit janë shtetas afganë, të cilët po punojnë edhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sulmi, i kryer në mbrëmje, ende nuk është marrë përsipër.