Studimi/ Shoqëria civile shqiptare, e dobët, e paqëndrueshme dhe e pafinancuar

Read Time:1 Minute, 29 Second

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi në Tiranë Indeksin e Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile, pjesa për Shqipërinë, ku përshkruhet dobësia dhe stanjacioni i tyre i përgjithshëm.

Mjedisi ligjor në Shqipëri për shoqatat vazhdon të jetë i paplotë ose i papërshtatshëm, dhe shoqatat vazhdojnë të përballen me sfidat e regjistrimit dhe ngarkesat fiskale.

Hapja dhe mbyllja e një shoqate në Shqipëri përbën një proces të gjatë dhe të kushtueshëm, prandaj, shumë organizata jofunksionale ekzistojnë vetëm në letër.

“Taksat janë të ngjashme me sektorin privat dhe proceset e rimbursimit janë shumë sfiduese, dhe kuadri ligjor shqiptar në tërësi nuk e nxit filantropinë” – thotë Gjergj Vurmo, përfaqësues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Për shoqatat shqiptare paqëndrueshmëria financiare mbetet pjesa më e dobët dhe vijon të shoqërohet nga mungesa e diversifikimit të burimeve, varësia e lartë nga donatorët ndërkombëtarë, si dhe mungesa e theksuar e aksesit në fondet publike.

Ato vazhdojnë të kenë një varësi të lartë nga axhendat dhe përparësitë e donatorëve të huaj, vëren Indeksi.

Shumë prej tyre kanë misione të përgjithshme në mënyrë që të jenë sa më të pranueshme nga një larmi e gjerë mundësish financimi.

Angazhimi vullnetar në Shqipëri mbetet i ulët. Qëndrueshmëria financiare vazhdon të jetë një dobësi e madhe për shoqatat shqiptare.

“Edhe koalicionet e shoqatave vazhdojnë të jenë të varura nga donatorët dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë pa donacione” – thotë Arjola Agolli, nga Partners Albania.

Indeksi i qëndrueshmërisë së shoqërisë civile përshkruan një dobëri të përgjithshme të këtij sektori si në paraqitje ashtu edhe në përmbajtje.

Indeksi i Qëndrueshmërisë së OShC-ve për Evropën qendrore e lindore dhe Euroazinë 2018 është një instrument për vlerësimin e tendencave të zhvillimit të shoqërisë civile në mbi 60 vende në rajone të ndryshme të botës që prej vitit 1997./voa/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë
Next post Grevë në aeroportet italiane: Kujdes, anulohen disa fluturime nga Rinasi!