Banorët e “Unazës së Re”, do të vijojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë edhe pas aksionit të IKMT-së që shembi dhjetëra banesa në Astir. Banorët e Unazës së Re do të nisen nesër drejt Prokurorisë së Tiranës ku do të zhvillojnë edhe protestën e tyre të radhës.

Burime nga banorët kanë bërë me dije për se ky marshim do të nisë në orën 11:30, ku ata do të mblidhen fillimisht te kisha pranë rrugës së Kavajës dhe më pas do të marshojnë drejt prokurorisë.

Ata pretendojnë se Prokuroria duhet të nisë hetimet dhe të anulojë punimet në zonë. Prezentë gjatë protestës mësohet se do të jenë edhe deputetë të Opozitës së bashkuar.