Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka folur në lidhje me heshtjen e tij këto ditë që Presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij Tedi Blushi shënjestruan një nga ambasadat e huaja në Shqipëri ai sutore të një shantazhi që është bërë ndaj Blushit.

Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se nuk i komenton fare këto deklarata të Presidnetit Ilir Meta dhe nuk i komenton as ambasadorët, por që imazhi i tyre është keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk komentoj mendimet e Presidentit në lidhje me qëndrime të tilla. Nuk komenton këto gjëra dhe besoj se jam një nga të paktët që e bëj këtë, por përdorimi i keq i ambasadorëve brenda dhe jashtë Shqipërisë i ka shërbyer Edi Ramës. Ai është fshehur pas tyre. Nuk ka drogë, e mbani mend që thoshte. Jo, ska drogë se po të kishte do të flisnin ambasadorët,”- tha Basha ndër të tjera.