Home Politike Anti-KÇK? Ja vendimi që rrëzoi tentativën e parë të Ramës për t’i dhënë Tahirit drejtimin e BKH-së

Anti-KÇK? Ja vendimi që rrëzoi tentativën e parë të Ramës për t’i dhënë Tahirit drejtimin e BKH-së

nga Albina Hoxhaj

Shqipëria ka në proces e sipër një reformë të thellë në drejtësi. Vendi ka miratuar disa ligje të forta anti-mafie. Megjithatë kryeministri Edi Rama do prezantojë edhe një paketë ligjore, që e ka cilesuar Anti-KÇK.

Ai thotë se paketa do shërbejë për të luftuar korrupsionin dhe mafian. Por a do dublojë Rama institucionet e tjera, kur dihet se Shqipëria ka me tepri në këtë drejtim?


Rama pretendon se ka mbështetjen e ndërkombëtareve për këtë çështje. Por kështu deklaroi edhe para disa vitesh kur tentoi të vinte në jetë një ligj që e kalonte Byronë Kombëtare të Hetimit në varësi të plotë të Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm, i cili do kontrollonte të gjithë strukturën hetimore, që dublonte punën e prokurorisë.

Por pjesa e ligjit për Policinë e Shtetit, ku flitej për BKH u rrëzua plotësisht nga Gjykata Kushtetuese në prill të vitit 2015.

SHKELJET E KUSHTETUTËS PËR BYRONË E HETIMIT 

• Byroja Kombëtare e Hetimit bie ndesh me nenin 108 të Kushtetutës, ndjekja penale është kompetencë e Prokurorisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme

• Struktura e re ngrihet nga Ministri i Brendshëm, i cili merr kompetenca për hetimin

• Sipas Kushtetutës, vetëm prokurori përfaqëson shtetin përballë Gjykatës

• Ligji i ri krijon mbivendosje kompetencash mes institucioneve të pavarura dhe ekzekutivit

• Ligji ka përplasje mes një ligji të miratuar me shumicë të thjeshtë dhe një Kodi me shumicë të cilësuar

• Byroja Kombëtare e Hetimit cenon të drejtën e qytetarëve për një proces normal ligjor si pasojë e marrjes në dorë të gjurmimit dhe hetimit të individëve nga Ministria e Brendshme

• Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pengon veprimtarinë e Prokurorisë

• Ligji shkel parimet kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut

• Struktura e re e ngritur nga ministri i Brendshëm nuk mund të hetojë korrupsionin për zyrtarët, pasi nuk është një institucion i pavarur

Lajme te ngjashme