Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se e mbështet referenduim e thirur nga Presidenti Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Basha tha se kjo është një nga pesë pikat e platformës së opozitës, që është përgatitur që në muajin shtator.

Patjetër, e mbështesim referendumin e Presidentit. Është një nga 5 pikat e platformës së përpiluar nga opozita,”– tha Basha ndër të tjera.

Më 8 dhjetor presidenti Ilir Meta do të organizojë një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se tubimi do të organizohet në Sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti, me qëllimin për të provokuar nisjen e një dialogu me Shqipërinë.