Home Aktualitet Nisma e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë/ Tedi Blushi:Nëse ndryshon, Presidenti do jetë atje i pari me gjithë popullin

Nisma e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë/ Tedi Blushi:Nëse ndryshon, Presidenti do jetë atje i pari me gjithë popullin

nga Albina Hoxhaj

Për nismën e PS-së për ndryshimet në Kushtetutë ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Në një reagim në Facebook Blushi shprehet me ironi se kjo është ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën. Ai thekson se  nëse ndryshon Kushtetueta Presidenti do të jetë në Parlament bashkë me popullin shqiptar.

“Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!”, shprehet Blushi.

Reagimi:

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!

Prej ditësh socialistët kanë hedhur në letër disa propozime për amendimin e Kushtetutës së Republikës, si një masë për të bllokuar aktet e Presidentit, Ilir Meta. Bëhet fjalë për nenin 129 të Kushtetutës, i cili është i pari që pritet të ndryshojë. Në këtë nen aktualisht përcaktohet se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Është pikërisht kjo pikë që pengoi Arta Vorpsin të nisë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse në Kuvend u tha se ajo ishte emëruar automatikisht anëtare. Drafti i ndryshimeve ende nuk është finalizuar, por janë deputetët e Komisionit të Ligjeve që po punojnë për ta bërë atë publik, këto ditë. 

Lajme te ngjashme