Home Aktualitet Arrestohet nga Policia “Zogu i Tiranës”, qendra estetike strehë rekrutimi, pagesa deri në 700 euro nata

Arrestohet nga Policia “Zogu i Tiranës”, qendra estetike strehë rekrutimi, pagesa deri në 700 euro nata

nga Albina Hoxhaj

 Pas një hetimi 1-vjeçar nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës  është arrestuar nga Policia Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe “prostitucion”. Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë, A. Gj, 47 vjeç, A. B., 43 vjeçe dhe A. N., 43 vjeç. Ata u arrestuan mbërmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar “Your Turn”, (radha jote) ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion deri në 700 euro nata.

Ky grup prostitucioni është zbuluar përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Operacioni:

Prokuroria e akuzon grupin ku bënte pjesë edhe Hermes Nikaj, për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave nga 200 deri në 700 euro. Sipas hetimeve  “Zogu i Tiranës”përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime seksi nga vajzat, kundrejt pagesës. Po kështu ky grup, ku menaxheri ishte Hermes Nikaj shfrytëzonte vajzat për seks edhe në clube të ndryshme të Tiranës. Një tjetër shërbim ishte ai i eskortës. Por jo vetëm kaq, sipas Prokurorisë rezulton se Nikaj përfshihej edhe vetë në marrëdhënie seksuale dhe mbi të është edhe akuza e prostitucionit. Dosja.al mësoi se teksa u arrestua nga Policia, ai ishte në një dhomë hoteli në autostradë me 47-vjeçarin nga Mamurrasi.

Roli i Hesmes Nikajt

Sipas Policisë Hemes Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve, kundrej pagesave  nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. Një rol kyç në këtë grup kishte edhe gruaja e arrestuar me iniciale A.B, pasi nëpërmjet qendrës së saj estetike punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion. Pagesa shkonte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Gjatë momentit të arrestimit  “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat, ndërsa dyshimet janë se ai ishte në rolin e menaxherit të vajzave. Në këtë operacion janë sekustruar 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë. Nënvozojë se Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, por ende nuk dihet nëse ajo është përdorur për prositucion.

Nikaj është një personazh ekrani dhe ka punuar edhe në shumë emisione mëngjesi. Tashmë është pjesë e emisionit  Casa de Los 3s  në “Ora Tv”.

Lajme te ngjashme