Presidenti Meta dekoron Mujo Ulqinakun: E meriton, simbol i rezistencës kundër pushtimit fashist
Presidenti Ilir Meta i ka arkorduar Mujo Ulqinakut, Dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.
Meta shprehet se se askush më shumë se ai nuk e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Sipas Presidentit kjo dekoratë është dhënë me motivacionin: “Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar”.
Njoftimi:
Është nderi dhe privilegji im si President i Republikës, t’i akordoj një oficeri të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, Dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë, me motivacionin:
“Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar”.
Kush më shumë se Mujo Ulqinaku, simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist, e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Shumë vende të tjera në Europë ndihen të turpëruara se nuk bënë asnjë rezistencë ndaj pushtimit Nazifashist. Ne shqiptarët jemi krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri. Shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!
Një ditë më parë kreu i shtetit i ka akordoi dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!,“-shkruajti ndër të tjera në postimin e tij Meta.