Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për median gjermane, “Der Spiegel”, ka treguar prapaskenat e takimit me Edi Ramën dhe Zoran Zaev në Ohër për marrëveshjen e Mini-Shengenit.
Në këtë intervistë Vuçiç u shpreh se ai ka rënë dakord me Ramën dhe Zaev që të përfaqësojë të trija vendet në takimet që do të ketë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Ky konfirmim vjen nga vetë Vuçiç, i cili foli në një intervistë të gjatë për median gjermane “Der Spiegel”.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”-tha ai.
Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit. Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.