Home Aktualitet “Ekspertë gjermanë për zgjidhjen e krizës”, Basha takohet me kryetaren e CDU: Të angazhuar për Reformën Zgjedhore dhe zgjedhje të lira

“Ekspertë gjermanë për zgjidhjen e krizës”, Basha takohet me kryetaren e CDU: Të angazhuar për Reformën Zgjedhore dhe zgjedhje të lira

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një takim me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Me anë të një postimi në Favebook, Basha shkruan se me Karrenbauer ka biseduar për intensifikimin e bashkëpëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Po ashtu Basha shprehet se ka falenderuar kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë.

REAGIMI I BASHËS

Me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë pata kënaqësinë të bashkëbisedoja mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që CDU i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

E falenderova kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë.

Sapo PD-se t’i besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune. Përparësia jonë është që të rinjtë shqiptarë të kenë të gjitha mundësitë dhe të zgjedhin të ndërtojnë te ardhmen në Shqipëri.

Lajme te ngjashme