Home Aktualitet “Grup i strukturuar”, zëdhënësi i Metës-diplomatëve: Drejtohuni “Venecias”, nuk ndalojmë askënd të bëhet qesharak

“Grup i strukturuar”, zëdhënësi i Metës-diplomatëve: Drejtohuni “Venecias”, nuk ndalojmë askënd të bëhet qesharak

nga Albina Hoxhaj

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga ndërkombëtarët që kanë shigjetuar Kreun e Shtetit. Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se Meta nuk ndalon asnjë ambasadorë që të bëhet qesharak dhe karagjoz.

Më tej ai shton se Presidenti nuk i ndalon ndërkombëtarët “t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?”

Po ashtu Blushi bën dhe një akuzë të rëndë, ku shkruan se diplomatët janë pjesë e një grupi të strukturuar dhe duhet të marrin leje nga krerët e tyre të shteteve për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912.

REAGIMI I PLOTË

Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë? Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!

Lajme te ngjashme