Home Aktualitet Ambasadorja e Francës tregon zgjidhjen për krizën kushtetuese: “Venecia” mund të ndërhyjë sërish

Ambasadorja e Francës tregon zgjidhjen për krizën kushtetuese: “Venecia” mund të ndërhyjë sërish

nga Albina Hoxhaj

Kristina Vazak, ambasadore e Francës në Shqipëri, mendon se Komisioni i Venecias mund të ndërhyjë sërish për të këshilluar autoritetet shqiptare për ngërçin Kushtetues ku ndodhet vendi.

Në një  intervistë për “Abc News” ambasadorja e Francës merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së Bernd Borshardt, të cilin Presidenti Meta e ka shpallur të “non grata”’.

Në një intervistë dhënë gazetarit Endri Xhafo, ambasadorja thohte se Komisioni i Venecias ka ardhur edhe herë të tjerë në Shqipëri dhe se “nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme të vinte sërish”.

Si diplomate dhe juriste, ambasadorja Vazak shpjegon se përse Komisioni  i Venecias mund të ndërhyjë sërish në krizën kushtetuese në vend:

“Komisioni i Venecias ka ardhur disa herë në Shqipëri.  Pra nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme që të vijë edhe një herë tjetër. Por, ai është organ konsultues. Dhe një organ konsultues punon me etapa. Është ai që përcakton mënyrën si do të punojë, që vlerëson situatën, që shkokoleps çështjen, – nëse ma lejoni këtë shprehje. Ai e analizon në detaje dhe konsultohet. Dhe në vijim, redakton një projekt-raport”.

Ambasadorja flet edhe për projekt-raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke mos kursyer edhe çuditën për faktin se si ai rrodhi në media.

“Kam qenë personalisht e tronditur si mjaft të tjerë në Shqipëri dhe jashtë saj, – dhe tani po ju flas si juriste, – se si një projekt-raport u bë publik. Nuk duhet të kishte ndodhur.

Pra ka pasur rrjedhje të organizuara, nuk e di prej kujt, nuk di pse dhe si, dhe preferoj të mos e di, por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që t’i kërkohet mendim Komisionit të Venecias.

Por vendimi i takon autoriteteve shqiptare. Komisioni i Venecias është organ shumë i rëndësishëm dhe një organ jashtëzakonisht i respektuar”, shprehet ajo.

Gjithashtu, ambasadorja e Francës sqaron se ajo dhe kolegët e saj munguan në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  sepse nuk ishin ftuar nga Presidenca. /abc news/

Lajme te ngjashme