Komisioni Europian, që vazhdon të jetë ende pa kandidatin britanik për ekipin e ardhshëm, do të analizojë situatën, disa ditë nga votimi i Parlamentit Europian për zgjedhjen e ekipit të formuar nga Ursula von der Leyen.

“Ne nuk kemi marrë ende përgjigje. Komisioni do të analizojë situatën dhe do të vendosë, nëse është e nevojshme, për etapat e ardhshme kur ai ta gjykojë të përshtashme”, theksoi sot një zëdhënës i ekzekutivit europian.

Me shtyrjen e Brexit-it më 31 janar, BE-ja i ka kërkuar Britanisë së Madhe, që vazhdon të jetë anëtare e bllokut, të emërojë një kandidat për ekipin e ri të drejtuar nga gjermanja, Ursula von der Leyen, që do të marrë funksionin më 1 dhjetor.