Nga Edmond Haxhinasto

Eshte nje moment alarmant per nje Republike, kur Kryetari i Shtetit i ben thirrje qytetareve per te mbrojtur Kushtetuten dhe per te ushtruar sovranitetin e tyre permes referendumit.

Ne keto kushte, perkatesia politike lihet menjane, pasi kjo nuk eshte çeshtje pushteti, (pra, cila force politike ka mazhorancen per te qeverisur), por eshte çeshtje shteti, (ne çfare sistemi a forme qeverisje jetojme e do te jetojme ne te ardhmen).

Eshte e nevojshme qe ne kete moment te reflektoj midis thelbit te demokracise dhe thelbit te republikes. M’u desh t’u kthehem disa percaktimeve themelore per to:

Demokracia eshte nje sistem, nje forme e zgjedhjes se qeverisjes nga te gjithe qytetaret, duke ushtruar sovranitetin dhe vendim-marrjen e tyre, ose direkt (referendum) ose nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur (qe marrin vendime per zgjedhesit dhe ne emer te zgjedhesve).

Republika eshte nje forme e shtetit ku pushteti suprem i perket qytetareve dhe perfaqesuesve te zgjedhur. Formen e kesaj Republike e percakton KUSHTETUTA, ligji themelor i shtetit.

Ne fakt, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, i percakton, e zeza mbi te bardhe, te dy keto koncepte themelore ne dy nenet e saj te para:

Neni 1

  1. Shqipëria është republikë parlamentare.
  2. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta,….
    Neni 2
  3. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
  4. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

M’u kujtua, tek shkruaja keto rrjeshta, dialogu proverbial i Benjamin Franklinit me nje delegate, kur doli nga Salla ku mbahej Konventa Kushtetuese, ne 17 shtator 1787. Zonja e pyeti: Cfare sistemi keni zgjedhur, Doktor Franklin, monarki apo republike?

Franklin, nje nga Baballaret Themelues te SHBA-ve, u pergjigj: Republike, nese mund ta ruani! (Republic, if you can keep it).

Ne fakt, Baballaret Themelues, krijuan nje sistem kushtetues qe i qendroi kohes, gjenialiteti i te cilit qendron ne ndarjen e pushteteve, te tre te barazvlefshem – Gjyqsori, Legjislativi, dhe Ekzekutivi, te cilet kontrollojne dhe balancojne njeri tjetrin.

Por, nje dimension i katert, te cilin historia e ka konfirmuar si te domosdoshem, eshte pikerisht, ajo qe shprehu Doktor Benjamin Franklin: Republika funksionon kur E RUAJME ATE!

Qe nga 1787, kushtetuta e SHBA ka patur 28 amendime qe kane forcuar te drejtat e qytetareve por dhe kane konsoliduar me tej ndarjen e pushteteve, si nje menyre per te garantuar forcuar me tej pikerisht keto te drejta (te qytetareve).

Nese ne shqiptaret do ta kishin mesuar me mire kete histori, amendimet e 2008-tes do t’i kishin pare nga perspektiva e te drejtave te te qeverisuerve, te qytetareve, jo nga perspektiva e qeverisesve dhe konsolidimi i pushtetit te tyre.

Nuk eshte ndonje filozofi e nderlikuar te kuptosh se cdo forcim i qeverisesve eshte dobesim i te qeverisurve, i qytetareve sovrane. E kunderta, eshte gjithashtu e vertete dhe mund te perifrazohet: çdo forcim i sovranitetit te zgjedhesve, dobeson arrogancen e te zgjedhurve prej tyre.

Ne kete kontekst, mund te shtrohen legjitimisht disa pyetje te cilat nuk kerkojne pergjigje te shkruar, por jane nje ftese qe secili t’i pergjigjet ne thellesine e heshtur te mendimit dhe bindjes se vet:

A ka nje problem themelor me Demokracine kur perfaqesuesit e zgjedhur nuk jane ata qe ka zgjedhur qytetari, as ne emer e as ne numer?

A ka nje problem themelor me Demokracine dhe Republiken kur perfaqesuesit e zgjedhur ne institucionin Ligjvenes nuk jane ne sasine e kerkuar nga Kushtetuta?

A ka nje problem themelor me Republiken kur ligji i saj themelor eshte amenduar per te forcuar pushtetin e mazhorances dhe jo pushtetin e qytetarit?

A ka nje problem themelor me Republiken kur Kushtetuta e saj nuk sanksionon dot barazine, balancen dhe kontrollin e tre pushteteve: Legjislativin (kuvendi), Gjyqesorin dhe Ekzekutivin (qeveria), por njeri prej tyre, Ekzekutivi dominon dhe kontrollon edhe te tjeret?

A ka nje problem themelor me Republiken kur Kushtetuta nuk zbatohet (NUK RUHET) dhe germa e fryma lexohen ne varesi te peshes se karriges ku eshte ulur pushtetari?

A ka nje problem themelor me Republiken kur Gjykatesi dhe Garantori i ligjit themelor, Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej dy vitesh?

A ka nje problem themelor me Republiken kur Kryetari i Shtetit ben detyren e tij per te riparuar sado pak zhbalancimin e tre pushteteve (Kuvend – Qeveri- Gjyqsor) dhe kunder tij ngrihen dy prej tyre?

A quhet nje situate e tille krize e rende e Demokracise dhe Republikes?

A ka nje problem themelor per Demokracine dhe Republiken kur zgjidhja e kesaj krize nepermjet ushtrimit te demokracise direkte (zgjedhje te lira e te ndershme) nuk pranohet nga mazhoranca?

A mendojme vertete se BE do na hape ndonjehere dyert pa zgjidhur nje krize te tille?

A e ka transformuar kjo krize thelbin e Demokracise dhe Republikes dhe a duhet rithemeluar ajo?

Dhe ne fund,

A eshte i gatshem çdo qytetar i ketij vendi te ndermarre nje detyre dhe te ushtroje nje te drejte te tille: t’i riktheje vetes sovranitetin dhe te rithemeloje Republiken?

(Pergjigjja e kesaj te fundit, do te percaktoje se si e ku do jetojme ne dekaden e ardhshme.